Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet një shtetas turk në Kosovë, kërkohej nga Moldavia për mashtrim

Një shtetas turk është arrestuar në Kosovë nga zyrtarët policor të njësisë FAST Kosova, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale të mashtrimit.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KALLXO.com se i arrestuari ka qenë në kërkim nga autoritetet e Moldavisë.

Dyshimet sipas Kelanit janë se i njëjti është përfshirë në veprën penale të mashtrimit.

Tutje sipas Kelanit, ndaj të dyshuarit shtetasit turk do të ndërmerren procedurat e parapara ligjore.