Ilustrim

Arrestohet një shtetas i Turqisë, dyshohet për kultivimin e kanabisit

Policia e Kosovë ka njoftuar së është arrestuar një burrë, shtetas i Turqisë, nën dyshimin për kultivimin e bimës hashash dhe shkurres së kokainës në qytetin e Hanit të Elezit, siç thuhet në raportin 24 orësh.

Burri i dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia.

“Lidhur me rastin, është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- njofton Policia.

I njëjti dyshohet për “Kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia njofton se arrestimi ka ndodhur më 03.12.2024, rreth orës 15:10 minuta.