Aksioni i IPK-së në Vërmicë, Foto: KALLXO.com

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, tentoi ta korruptonte policin e Kosovës me 20 euro

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka ofruar një zyrtari policor 20 euro, me qëllim të kalojë kufirin.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:15, në Vërmicë.