Arkiv - Pika kufitare e Vërmicës

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, i sekuestrohen mbi 14 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë.

Në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14 mijë e 300 euro para, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, pos kësaj shume, shtetasit të Shqipërisë i janë konfiskuar dhe dy telefona mobil si dhe vetura.

Ngjarja ka ndodhur në Pikën Kufitare në Vërmicë ditën e djeshme rreth orës 15:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte për 48 orë.