Ilustrim
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Fushë Kosovës, dyshohet për përgatitje të vrasjes
06.12.2024 - 09:51
Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje, më 05.12.2024, në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kryer tri vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet për: “përgatitje të veprës penale ‘vrasje'”, “prezantim të rremë si person zyrtar” dhe “mashtrim”.
Policia tha se veprat penale dyshohet, se kanë filluar që nga data 03.04.2024.
Policia njoftoi se, lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij, si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit i dyshuari “me vendim të prokurorit” është dërguar “në mbajtje”.