Ilustrim

Arrestohet një shtetas i Serbisë i dyshuar për krime lufte

Në pikë-kalimin kufitar në Jarinje të mërkurën është arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një burrë serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje në veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.