Ilustrim
Arrestohet një shtetas i huaj në Kosovë, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
13.8.2024 - 10:12
Një shtetas i Sllovenisë është arrestuar në Prishtinë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë, në orën 21:00, më datë 12.08.2024.
I arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “trafikim me lëndë narkotike”.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vepra është kategorizuar si ‘realizim i udhërarrestit ndërkombëtar’.