Ilustrim

Arrestohet një serb në Mitrovicë për një vrasje në vitin 2014

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në fshatin Sërbovc të Mitrovicës, pasi dyshohet se në rrethana ende të panjohura e ka privuar nga jeta viktimën mashkull po ashtu të nacionalitetit serb, i cili me datën 6 mars 2014 është raportuar si person i zhdukur.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje, kurse rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur të premten.