Arrestohet një serb në Hungari, dyshohet së është i përfshirë në 33 vrasje në rajonin e Pejës

Një shtetas serb është arrestuar në Budapest të Hungarisë sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet se është i përfshirë në 33 vrasje të cilat kanë ndodhur në rajonin e Komunës së Pejës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Isufaj deklaroj shumë shpejtë pritet që ky person të sillet para drejtësisë pasi të përfundojnë procedurat e ekstradimit.

“Me kërkesë të prokurorisë Speciale është lëshuar nga Gjykata letër rreshtimi ndërkombëtar në bazë të së cilit është arrestuar ky person. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjet që kanë ndodhur në rajonin e Pejës, dhe shumë shpejtë pritet të ekstradohet në Kosovë porsa të përfundojnë të gjithë procedurat” – ka thënë Isufaj.

Pak muaj më parë në lidhje me dyshimet për krime lufte në rajonin e Pejës është arrestuar edhe një 54-vjeçar.

Serbi i arrestuar dyshohet për krime lufte në rrethinën e Pejës