Ilustrim

Arrestohet një roje e pyllit në Kaçanik, dyshohet se kanosi dhe sulmoi me thikë një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një roje të pyllit nën dyshimin se ka kryer veprat penale sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Gjurgjedell të Kaçanikut më 17.11.2024 në 15:30h.

Policia tha se roja e pyllit dyshohet se kishte ndaluar një veturë të cilën e drejtonte viktima, e sipas viktimës gjatë kontrollit të veturës roja e pyllit pas një fjalosje ka nxjerrë një thikë.

Viktima tha se nga roja është kanosur dhe sulmuar fizikisht.

Tutje u tha se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.