FOTO ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një punëtor i Spitalit rajonal në Gjakovë

Një punëtor i Spitalit rajonal në Gjakovë është arrestuar pasi i njëjti përmes telefonit ka kanosur një burrë tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:10.

“Është arrestuar i dyshuari punëtor në Spitalin rajonal në Gjakovë, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Tutje është njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar se i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.