Ilustrim

Arrestohet një punëtor i Postës

Një punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Departamenti i Krimeve Ekonomike.

KALLXO.com mëson se punëtori është arrestuar në rajonin e Gjilanit.

I njëjti po dyshohet se ka kryer veprën penale – përvetësim në detyrë.

Në lidhje me rastin KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.