Ilustrim

Arrestohet një polic për keqtrajtim të një personi

Një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është arrestuar dhe është dërguar në ndalim.

Polici po dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në njërin nga stacionet policore në Prishtinë e ka keqtrajtuar një person.

KALLXO.com merr vesh se arrestimi i policit erdhi si rezultat i një hetimi nga një rast tjetër të cilin ishin duke e hetuar.

Arrestimi i policit u bë nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës gjatë ditës së sotme ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit pas intervistimit polici është dërguar në ndalim.

Siç mëson KALLXO.com polici dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një personi deri sa e kishte dërguar në stacion policor për ta marrë në pyetje.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës polici është suspenduar.