Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Vitisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e organeve kompetente.