Personi iArrestuar Ilustrim

Arrestohet një person, u kap me drogë

Një shtetas i Serbisë me inicialet N. P., është arrestuar nën dyshimin për posedim, blerje, shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimin e të dyshuarit siç mëson KALLXO.com e ka bërë Njësia e Anti-Drogës në Mitrovicën Veriore.

Tutje siç mëson KALLXO.com, arrestimi është bërë në afërsi të një restoranti, i cili gjendet në Mitrovicën Veriore, ndërsa është dhënë edhe urdhri për bastisjen e shtëpisë të së njëjtit.

Gjatë bastisjes KALLXO.com mëson se janë konfiskuar një sasi parash dhe lëndë narkotike që dyshohet se është e llojit marihuanë.