Arrestohet një person, sulmoi fizikisht katër policë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar katër zyrtarë policor në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari fillimisht nuk e ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.