Ilustrim

Arrestohet një person, publikoi pamje në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri

Një person është arrestuar nga policia në rajonin e Ferizajt nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Por deri te arrestimi dhe identifikimi i të dyshuarit, erdhën disa pamje që i dyshuari kishte publikuar në rrjete sociale e në të cilat shihej duke shtënë me armë zjarri.

Arrestimi i të dyshuarit u bë më 15.08.2024 ndërsa rasti ishte iniciuar nga data 01.08.2024.

Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Sojevë në Ferizaj ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe pas arrestimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt dhe do të ndiqet penalisht për armëmbajtje pa leje.