Arrestohet një person për vozitje që rrezikoi qytetarët

Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar vozitësin i cili rrezikoi jetën e qytetarëve gjatë ngasjes së rrezikshme të automjetit të tij.

Sipas policisë lidhur me rastin e ndodhur dje, datë 23 mars 2021 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, Policia përmes njësiteve relevante ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore drejt hetimit dhe identifikimit të ngasësit të automjetit i cili ka kryer vozitje të rrezikshme duke rrezikuar jetën e disa qytetarëve.

Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, dyshimet janë ngritur se si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit ngasësi ka rrezikuar jetën e qytetarëve (këmbësorëve), më pas ka shkaktuar vetë aksident me dëme materiale.

Lidhur me rastin sipas njoftimit të policisë, mbi bazën e provave materiale për veprimet e ngasësit është iniciuar rast për “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe marrjen e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, raporton 21 Media.

https://www.facebook.com/watch/?v=4125862440780421