Ilustrim

Arrestohet një person për vjedhje dhe shitje të pajisjeve bujqësore

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur mjete bujqësore në një stallë në fshatin Lisockë, të Kamenicës.

Pronari i stallës kishte njoftuar Policinë e Kosovës më 2 gusht 2022, ndërsa më 11 gusht polica ka arrestuar të dyshuarin, i cili i kishte shitur pajisjet tek një person tjetër.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve.

Ndërsa, mjetet e vjedhura janë konfiskuar nga policia dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim.