Ilustrim.

Arrestohet një person për të shtëna me armë në një lokal në Mitrovicë

Një person është arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në drejtim të dyshemesë në një lokal në Mitrovicë.

Arma me të cilin ka shtënë, dyshohet se është pa leje.

Sipas raportit të Policisë, nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të dielën.