Ilustrim

Arrestohet një person për sulm seksual në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Gjilan.

Rasti kishte ndodhur më 16 dhjetor ndërsa Policia dje kishte arritur të arrestoj të dyshuarin.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në strehimore.

Ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.