Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje pasi një grua ra nga ndërtesa në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin për shtytje në vetëvrasje.

Të premten, më 11.04.2025, në Prishtinë, një grua vdiq pasi dyshohet se ra nga një ndërtesë.

Siç njoftojnë forcat e rendit, i dyshuari për këtë rast po ngarkohet me veprën penale “Shtytje ne vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tragjik në Prishtinë, trupi i viktimës ende në vendin e ngjarjes