Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për posedim narkotikësh

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, të premten rreth orës 04:00.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 9.2 gram”, bën të ditur Policia.

Më vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.