Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në komunën e Gjilanit, pasi dyshohet se i njëjti lokalin e tij e ka shfrytëzuar si bastore.

Gjatë kontrollit nga Policia, si prova materiale janë sekuestruar tre televizor, katër monitorë, një video rekorder, dy tastiera, një skaner, një libër si dhe disa tiketa të lojërave të fatit.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.