Ilustrim
Arrestohet një person për ofrim të materialeve pornografike për persona nën 16 vjet
14.11.2024 - 10:52
Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin se i ofroi material pornografik një vajzës së mitur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar me 12.11.2024 se vajzës së saj të mitur i është ofruar material pornografik, nga një person i dyshuar.
Pas marrjes së denoncimit, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj të dyshuarin dhe ta arrestojë atë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.