Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për mashtrim më subvencione

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e Policisë së Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale – mashtrim me subvencione.

N.P. dyshohet se gjatë tri viteve të kaluara ka plotësuar aplikacione më përmbajtje të rreme mbi dhënien e tokës bujqësorë në Kllokot.

I dyshuari në aplikacione ka shkruar se kinse ka marrë me qira tokën dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në vlerë prej 2 mijë e 400 euro.

“I dyshuari N.P. (1986), mashkull kosovar, gjatë tri viteve të fundit (2018-2020), ka plotësuar aplikacione me përmbajtje të rreme/marrëveshje fiktive mbi dhënien e tokës bujqësore, të cilën kinse e ka marr me qira dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 2400 €”, njofton Prokuroria.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.