Ilustrim

Arrestohet një person për krime lufte në Izbicë të Skenderajt

 

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës, si i dyshuar për krime lufte gjatë vitit 1998 – 1999.

Sipas policisë krimet dyshohet të jenë bërë në fshatin Izbicë, Skenderaj.

“Më 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.