Arrestohet një person për krime lufte kundër popullatës civile

Është arrestuar një person i komunitetit serb me dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në lagjen Emshir, Prishtinë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai është arrestuar për krimet që kanë ndodhur në këtë lagje më 21 maj 1999.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, nën dyshimin  e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile’, deklaroi Policia e Kosovës në raportin ditor.

I arrestuari, me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.