Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për kanosje në  Shtime, i konfiskohet kallashnikovi

Policia e Kosovës njofton se në Shtime, sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se, një person me inicialet A. F. ( M/K) i moshës 30 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet L. S. (M/K) i moshës 31 vjeçar ,këtë  të  fundit e kishte kërcënuar me armë  zjarri.

Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Shtime dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , rasti mbetet për trajtim të  mëtejmë  hetimor nga Sektori i Njësisë  së  Hetimeve të  Stacionit Policor në  Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt,

Ndërsa të dyshuarit i konfiskohet një armë  automatike A-47.