
Zgjedhjet 2025. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com
Arrestohet një person për fotografim të votës në Vushtrri
Një person është arrestuar nën dyshimin për fotografim të votës në Gracë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Njazi Rexha, prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
“Po është e vërtetë”- ka thënë prokurori Rexha.
KALLXO.com po monitoron procesin zgjedhor në Vushtrri.
Përveç rastit të Gracës nuk është raportuar për parregullsi apo ndonjë incident tjetër gjatë procesit të votimit në këtë komunë.
Zyrtari i komunal i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Vushtrri, Betim Xhema, ka konfirmuar për KALLXO.com se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë.
Sipas Xhemës, në Vushtrri janë hapur gjithsej 33 qendra të votimit dhe se janë 98 vendvotime.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.
Procesi i votimit në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera.
KQZ -ja ka akredituar 1,680 vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës, janë zgjedhjet e gjashta me radhë që do mbahen në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.