Ilustrim
Arrestohet një person pasi kanosi gjyqtarin në Prishtinë
24.1.2020 - 13:42
Një person është arrestuar para pak orëve brenda objektit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Po një person me inicialet A. D., dyshohet se ka kanosur një gjyqtar të kundërvajtjes. I njëjti është arrestuar”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.
KALLXO.com merr vesh se i dyshuari është arrestuar në objektin A të Gjykatës Themelore në Prishtinë.