Ilustrim
Arrestohet një person pasi kaloi kufirin ilegalisht
14.9.2024 - 10:58
Një person është ndaluar nën dyshimin se ka kaluar kufirin ilegalisht.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Novosellë në Kamenicë më 13.09.2024 rreth orës 10:50.
Njësia policore në pikë kontrolli, kishte ndaluar automjetin me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë.
I dyshuari sipas policisë kishte kaluar kufirin ilegalisht.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar e që i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari pas inicimit të rastit të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.