Ilustrim

Arrestohet një person pasi dyshohet se i sulmoi fëmijët e tij

Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy fëmijët e tij me ç ‘rast ju ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit policor, viktimat pas sulmit janë dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në komunën e Prishtinës.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.