Arrestohet një person në Vushtrri pasi kanosi dy policë

Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vushtrrisë, pasi që i njëjti ka kanosur dy policë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Vushtrri.