Arrestohet një person në Vushtrri, bashkëjetonte me një të mitur

Policia njofton se është arrestuar një person pasi ka bashkëjetuar me një të mitur nën moshën 16 vjeçare.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

“Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shallcë të Vushtrrisë.