Ilustrim

Arrestohet një person në Viti brenda qendrës së votimit

Një person është arrestuar para pak minutash në një qendër të votimit në Komunën e Vitisë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është arrestuar një person afër një qendre të votimit, është arrestim për prishje të rëndit dhe qetësisë publike, rasti nuk lidhet me zgjedhje, nuk e di afër cilës qendër të votimit. Arrestimi ka ndodhur para pak minutash”, tha Hashani.

Në anën tjetër menaxheri i qendrës së votimit në Viti përmendi se qytetari i arrestuar dyshohet se kishte qenë në gjendje të dehur.

Sipas të njëjtit, qytetari kishte filluar që të ngrit zërin dhe të bërtas e më pas u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë brena qendrës së votimit.