Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Veternik, iu gjet armë e 55 fishekë në veturë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Veternik të Prishtinës, dje rreth orës 20:54.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një revole me 55 fishkë të kalibrit 9X19mm.

Arma dhe fishekët Policia ka thënë se janë sekuestruar dhe se po ashtu në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe një sasi me stoli ari.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar njësia e doganës që do të merren me rastin dhe se në konsultim me prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.