Armët e sekuestruara në Suharekë, Foto: Policia e Kosovës
Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar
01.8.2024 - 09:07
Policia në Suharekë ka arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas Policisë së Kosovë, rasti ka ndodhur në fshatin Peqan, më 31.07.2024, rreth orës 23:10.
Pasi janë informuar se ka të shtëna me armë zjarri, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin H.G, të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe një pistoletë.
“I dyshuari shoqërohet në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 01.08.2024.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.