Arrestohet një person në rastin e plagosjes në Podujevë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rastin e plagosjes me armë zjarri në Podujevë.

Arrestimi është parë në disa pamje që ka siguruar KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Pamjet shfaqin që një person ka qenë i shtrirë në tokë dhe prezent në vend ngjarje shihet të jenë Policia e Kosovës dhe ambulanca.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë për të marr detaje lidhur me ngjarjen dhe është në pritje përgjigjeve.

Plagosje me armë zjarri në Podujevë