Ilustrim

Arrestohet një person në Rahovec për kanosje të një polici

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Rahovec.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se kishte penguar dhe kanosur një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti raportohet se ka ndodhur më 08.10.2024.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.