Ilustrim

Arrestohet një person në QKUK

Një person është arrestuar dje në repartin e Onkologjisë në QKUK, ku gjatë kontrollit të tij janë gjetur dhe konfiskuar një shkrepës në formë të pistoletës, një thikë dhe një brisk i vogël.

Sipas Policisë kjo është bërë në bazë të urdhëresës së gjykatës dhe në lidhje me këtë rast me urdhër të prokurorit lënda është në procedurë të rregullt.

Po ashtu në lidhje me urdhëresën e gjykatës, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur rreth mesnatës.