Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se rrahu një femër

Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi që dyshohet se ka rrahur një femër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:30 në Prizren.