
Ilustrim
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ishte i dehur dhe kanosi policët
13.3.2023 - 10:35
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë.
I arrestuari, dyshohet se në momentin e kanosjes së zyrtarëve policorë kishte qenë i dehur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, rreth orës 01:20.