
Ilustrim
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se e sulmoi me thikë një burrë
08.9.2023 - 11:46
Një person në Prizren është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër person.
Rasti ka ndodhur më 7 shtator rreth orës 01:00.
Në lidhje me këtë, Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.