
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se dhunoi një grua
14.2.2025 - 11:53
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se e ka dhunuar një grua.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 09.02.2025, në Prizren.
Me vendim të Prokurorit, thuhet tutje, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Ndërsa, po sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.