![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/03/WH-Policia-111-720x480.jpg)
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunim në tentativë ndaj të dashurës së tij
01.12.2024 - 10:01
Një person është arrestuar dje me 30.11.2024 nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi dyshohet se kishte tentuar me forcë dhe dëshirën e të dashurës, të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.