Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, kanosi personelin e QKMF-së që nuk ia dhanë raportin për pushim mjekësor

Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur personelin mjekësor në QKMF në Prishtinë.

Sipas Policisë, shkak ka qenë se të dyshuarit i është thënë se “sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”në Prishtinë më 13.08.2024, në 19:25h.