Ilustrim.
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se vodhi dru në pronë të huaj
08.12.2024 - 11:11
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të druve në pronë të huaj në Besi të Prishtinës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti i cili është iniciuar si “vjedhje e pyllit” ka ndodhur në Besi, më 07.12.2024, në ora 11:10.