Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një shtetase të huaj.

Rasti sipas policisë ka ndodhur më 08.07.2024.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si ‘sulm seksual’.