Ilustrim
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se shantazhoi për disa muaj një grua
01.12.2024 - 09:41
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi që dyshohet se për arsye të një borxhi kishte shantazhuar dhe ngacmuar për disa muaj një grua.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.